Mbahet kursi i radhës nga Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB

16 Shkurt 2023
The next course is held by the Faculty of Nursing of AAB College

Është mbajtur kursi i radhës nga Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB në kuadër të EVP (Edukimit të Vazhdueshëm Profesional), ku u fol për “Kujdesin infermierior tek pacientët me çrregullime (sëmundje) neurologjike”. Tema ishte përqendruar te etiologjia dhe rehabilitimi i pacientëve me probleme neurologjike, bashkë me rolin e infermierëve, përballjen me kushtet e punës dhe menaxhimin e këtyre pacientëve. Gjatë diskutimit rreth temës pati edhe një lloj pyetësori për të pranishmit, me rekomandime dhe përmbyllje të kursit.

Ky kurs është akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës, me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive, njëlloj si kurset tjera të mëparshme të organizuara nga Fakulteti i Infermierisë i Kolegjit AAB.

Share: