Me 14 mars mbahet kursi i radhës në kuadër të EVP në Kolegjin AAB

6 Mars 2023
On March 14, the next course will be held within the EVP at AAB College

Me datën 14 mars në kuadër të Edukimt të Vazhdueshëm Profesional, do mbahet kursi ndërkombëtar i radhës me temën “Roli i infermierëve në menaxhimin e infeksioneve intraspitalore (nozokomiale)”, në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB.

Kursi do mbahet nga ora 09:00 – 14:30, ndërsa ligjëruese do jenë Jonida Celoaliaj dhe Afërdita Seferaj. Njësoj si kurset tjera edhe ky kurs është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës, me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive. Mundësi aplikimi kanë të gjithë profilet shëndetësore dhe jo shëndetësore, me interes për të mësuar mbi sfidat në kujdesin shëndetësor në menaxhimin e dhimbjeve tek pacientët me sëmundje të ndryshme.

Aplikimi bëhet në këtë link: kliko këtu, më pas do pranoni emailin e aplikimit, ndërsa pagesa bëhet në këtë numër të xhirollogarisë: TEB 2014 0000 0848 9233.

Pagesa duhet të dorëzohet si kopje fizike tek zyrja e asistentëve të Fakultetit të Infermierisë, jo më larg se një ditë para datës së trajnimit. Pagesa për studentët është 10 euro, kurse për profilet e tjera është 15 euro. Pjesëmarrja është e limituar!

Share: