Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të degës së Kolegjit AAB në Ferizaj, zhvillojnë aktivitete me nxënësit nga shkolla fillore “Gjon Serreçi”

11 Maj 2023
Students of the Faculty of Social Sciences of the AAB College branch in Ferizaj, conduct activities with students from the "Gjon Serreçi" elementary school.

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB të degës në Ferizaj, kanë realizuar aktivitete praktike në kuadër të lëndës “Zhvillimi psiko-motorik përmes lojërave”, të udhëhequra nga profesoresha Vildane Jashari. Këto aktivitete u zhvilluan në bashkëpunim me nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Gjon Serreçi” në Ferizaj.

Përmes tyre studentët kanë përvetësuar njohuri teorike dhe shkathtësi praktike të cilat do u mundësojnë ndërtimin e kompetencave në fushën e organizimit të aktiviteteve lëvizore, të kombinuara në formë të lojërave në shërbim të zhvillimit të gjithanshëm të fëmijëve të moshës parashkollore.

Share: