Shërbimi kulturor i Ambasadës Franceze ka organizuar një simulim të seancës gjyqësore në Sallën e Gjykimit të Kolegjit AAB. Kjo seancë u realizua në gjuhën angleze për dy orë, e cila vinte në pikëpyetje veprën dhe jetën e intelektuales Simone de Beauvoir. Ajo “akuzohej” për një krim (fiktiv) të kontradiktës përballë mospërputhjes së ngritur nga disa persona, midis punës së saj si intelektuale dhe feministe ndaj akuzave për pedofili.
Në këtë seancë morën pjesë disa aktorë dhe ekspertë juristë mes të cilëve një studente franceze që luajti rolin e prokurores dhe studentja e Fakultetit Juridik e Kolegjit AAB, Laureta Dërvodeli, në rolin e avokates mbrojtëse.