Shqipëron Bacaliu, student i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, i Kolegjit AAB ka publikuar punimin shkencor “Comparative Analysis of Binance Smart Chain and Solana Ecosystems: A Performance and Scalability Perspective” dhe e ka prezantuar atë në Konferencën Ndërkombëtare “2nd Business Research and Management Conference: Business Research in the New Normal” që mbahet në Tiranë. Kjo konferencë është e indeksuar në platformën SCOPUS.
Ky punim është realizuar në kuadër të lëndës Projekt e udhëhequr nga profesori Ersan Hamdiu. Punimi shkencor i realizuar nga Shqipëron Bacaliu krahason performancën dhe shkallëzueshmërinë e ekosistemeve më të mëdha në teknologjinë blockchain Binance Smart Chain (BSC) dhe Solana. Studimi analizon metrika si shpejtësia e transaksioneve, koha e konfirmimit të bllokut, tarifat e transaksioneve dhe mekanizmat e pajtueshmërisë.
Studimi ofron perspektiva të vlefshme për kompanitë e ardhshme që implementojnë teknologjinë blockchain, duke theksuar nevojën për përmirësim dhe inovacion të vazhdueshëm në këtë teknologji.