Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, anëtar i akademisë edhe në Francë

12 Janar 2019

Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, i cili po arrin suksese të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare, librat e të cilit janë përkthyer edhe në gjuhën frënge dhe i cili ka qenë disa herë pjesëmarrës në festivale të ndryshme të letërsisë në Francë, është zgjedhur së fundmi anëtar i Akademisë së Shkencave, Arteve dhe Letërsisë, në Paris të Francës.

Anëtarë të jashtëm të Akademisë zgjidhen figura eminente botërore të fushës së shkencës, artit dhe letërsisë. Akademia Evropiane e Shkencave, Arteve dhe Letërsisë në Francë, ka rreth 200 anëtarë të listës së notave në mesin e të cilëve edhe tetëmbëdhjetë fitues të Çmimit Nobel.

Rektori Tafa është ftuar në Paris më 25 janar, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij si anëtar i Akademisë.

Share: