Thirrje për pjesëmarrje në Konferencën e Tretë Shkencore të ALUMNI për Gjuhësi, Letërsi dhe Didaktikë

27 Korrik 2023

Kolegji AAB si institucion i lartë jopublik arsimor i kushton një rëndësi të veçantë përvetësimit të njohurive të reja, gjegjësisht hulumtimit. Fakulteti i Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, në partneritet me Univeristetin e Tiranës dhe Universitetin e Durrësit, organizon ‘Konferencën e Tretë të ALUMNI për Gjuhësi, Letërsi dhe Didaktikë’. Ky aktivitet i përvitshëm ka për qëllim të bëjë bashkë hulumtuesit e rinj në studimet e gjuhësisë, letersisë dhe didaktikës të cilët janë të diplomuar të institucioneve të larta arsimore në rajon.

Konferenca mbahet me datën 18 nëntor në ambientet e Kolegjit AAB dhe online përmes platformës GoogleMeet. Pjesëmarrja online vlen vetëm për ata të cilët ndodhen jashtë Kosovës dhe si rrjedhojë nuk mund të marrin pjesë fizikisht.

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është me datë 10 nëntor 2023.

Të gjithë të interesuarit mund t’i dërgojnë abstraktet e tyre në [email protected].

Share: