Prof. ass. dr.

Isuf Ahmeti

Prof. Ass. Dr. Isuf Ahmeti ka lindur më 25 gusht 1968 në Fshatin Bushtran, Komuna e Preshevës. Vitin 1995, diplomoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin e Historisë (https://uni-pr.edu/). Ndërsa, në vitin 1999 përfundoi studimet posdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin e Historisë, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave Historike (Mr.Sc). Njëherit, ka vazhduar studimet e doktoratës nga viti 2001 po në të njëjtin Fakultet dhe në vitin 2008 ka mbrojtur disertacionin e doktoratës me titull: “Qytetet e Kosovës gjatë shekujve XVI-XVIII” dhe u nderua me titullin Doktor i Shkencave Historike (https://uet.edu.al).

Përvoja e tij profesionale filloi në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë si profesor i lëndës së Historisë nga viti 2000–2002. Nga viti 2003 deri në vitin 2009 ka punuar në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë si hulumtues shkencor. Gjithashtu, ka punuar si profesor i rregullt në Kolegjin Fama nga viti 2009 deri në vitin 2016 dhe ka ligjëruar një grup lëndësh në Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Shkencave Politike. Njëherit, ka punuar si bashkëpunëtor i jashtëm në Fakultetin Juridik në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan nga viti 2013 deri në vitin 2016, ku ka ligjëruar dy lëndë: Historia e Institucioneve Shtetërore dhe Juridike si dhe Historia e shtetit dhe së drejtës shqiptare. Prej vitit 2017 punon në Fakultetin Juridik në Kolegjin AAB, ku pesë vite ka punuar si profesor i rregullt dhe dy vitet e fundit si profesor jo i rregullt.

Prof. Ass. Dr. Isuf Ahmeti, që nga viti akademik 2017, ka qenë pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB, ku ka ligjëruar disa lëndë: Historinë e shtetit dhe së drejtës, Historinë e shtetit dhe së drejtës shqiptare, Metodologjinë e Hulumtimit në Bachelor, Shkrimin Akademik, E Drejta Romake dhe lëndën e Metodologjisë Shkencore në Master. Aktualisht ligjëron vetëm dy lëndë: Historinë e shtetit dhe së drejtës dhe Historinë e shtetit dhe së drejtës shqiptare.

Punimet shkencore dhe konferencat: Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google Scholar. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:

Ahmeti, Isuf & Lecaj, Mentor, Property right under the ottoman legal taxation system (2023), JEL Classification: K00, https://doi.org/10.22495/jgrv12i1art3

Ahmeti, Isuf, Administrative system of Kosovo cities during the sixteenth and seventeenth centuries (2018), Revista SHKENCËSORE THESIS, AAB, ISSN 1848-4298.

Ahmeti, Isuf, Qytetet e Kosovës dhe përfshirja e tyre në luftëra gjatë shekujve XVI-XVIII (2014), Instituti Albanologjik, nr. 44.

Ahmeti, Isuf, Shkodra ndër shekuj – Kalaja e Shkodrës qytet i mijëvjeçarit të fundit p.e.s. (2003), Revista “Kosova”, nr. 22-23.

Ahmeti, Isuf, Qytetet e Kosovës sipas Evlia Çelebiut (2005), Revista “Kosova”, nr. 26.

Ahmeti, Isuf, Masakrat serbe në Preshevë dhe rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore (2005), Revista “Kosova”, nr. 27.

Ahmeti, Isuf, Krijimi i shtetit të Kosovës dhe sfidat në aspektin historiko-juridik (2015), Gjilan.

Ahmeti, Isuf, Parlamentarizmi dhe partitë politike në Republikën e Kosovës (2014), Gjilan.

Ahmeti, Isuf, Marrëdhëniet diplomatike shqiptaro-gjermane në kontekst historik (2016), Gjilan.

Ahmeti, Isuf, Jeta dhe vepra atdhetare e Sylë Hotlës (2006), Orosh – Rrëshen, Shqipëri.

Ahmeti, Isuf, Zejet në qytetet e Kosovës gjatë shekujve XVI-XVIII (2009), Prishtinë.

Ahmeti, Isuf, Durmish Presheva në kryengritjet e viteve 1910-1912 për çlirimin e Shqipërisë (2007), Burim (Istog).

Ahmeti, Isuf, Mufti Agushi – Pishtari i Arsimit në Strugë (2008), Ferizaj.

Punimet tjera shkencore:

  • Qytetet e Kosovës gjatë shekujve XVI-XVIII, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, 2016.
  • Historia gjimnazi shoqëror 12, Isa Bicaj & Isuf Ahmeti, Shtëpia Botuese “Libri Shkollor”, Prishtinë, 2006.

Prof. Ass. Dr. Isuf Ahmeti ka botuar dhjetëra punime profesionale dhe artikuj shkencorë në gazeta dhe revista në Kosovë dhe jashtë saj. Ai ka marrë pjesë në shumë forume, sesione, konferenca dhe simpoziume shkencore mbi çështje të historisë dhe historiografisë shqiptare.

Është i martuar, ka katër fëmijë dhe jeton në Fushë Kosovë.