Kolegji AAB shënon 5 vjetorin e themelimit të Zyrës së Projekteve

19 Nëntor 2025

Kolegji AAB ka shënuar një moment të rëndëishëm me rastin e 5 vjetorit të themelimit të Zyrës së Projekteve.

Gjatë pesë viteve, Zyra e Projekteve ka shërbyer si një qendër strategjike e zhvillimit institucional, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve akademike, bashkëpunimin me universitete dhe organizata prestigjioze në Evropë dhe më gjerë.

Përmes projekteve të suksesshme në programet Erasmus+, Horizon dhe iniciativa të tjera, zyra ka luajtur rol të rëndësishëm në krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik të Kolegjit AAB.

Rektori i Kolegjit AAB, Dr. Sc. Blerim Olluri, tha se secili projekt ka vlerë të  veçantë dhe ka kontribuar drejtpërdrejt në transformimin dhe modernizimin e institucionit.

Falë projekteve, AAB sot nuk është vetëm një institucion arsimor brenda vendit, por pjesë e një rrjeti evropian të universiteteve që bashkëpunojnë dhe ndërtojnë së bashku të ardhmen”, tha Olluri ndër të tjera.

Në ceremoni u  vlerësua puna e ekipit të Zyrës së Projekteve, ndërsa morën pjesë figura të rëndësishme, bashkëpunëtorë dhe staf që plotësojnë dhe ndihmojnë zhvillimin e mëtejmë të kësaj zyre.

Drejtoresha e Zyrës së Projekteve, Ilirjana Geci, falënderoi të gjithë për përkushtimin, punën e palodhshme dhe besimin ndër vite në zhvillimin e dhjetëra projekteve me AAB si bartës dhe partner.

Ky përvjetor shënoi jo vetëm një arritje institucionale, por edhe angazhim për të vazhduar punën drejt arritjeve të radhës dhe integrimit të mëtutjeshëm ndërkombëtar.

Share: