Qendra e Karrierës po vazhdon me aktivitetet në promovimin e studentëve të diplomuar. Në vazhdën e aktiviteteve të AAB Alumni Talk, i ftuari i radhës ishte Paris Guri, i diplomuar në Fakultetin e Administratës Publike.
Alumni Parisi, foli për jetën studentore që e ka kaluar në AAB dhe për arritjet e tij profesionale. Ndër të tjera, ai theksoi se “gjëja më e mirë që AAB-ja e posedon është ndërlidhshmëria e teorisë me praktikën që e zbaton gjithmonë”.
Parisi i këshilloi studentët që gjatë periudhës së studimeve të jenë të përkushtuar në mësime dhe të kultivojnë sa më shumë dituri nga stafi akademik e profesional i AAB.
Paris Guri, ish student i Kolegjit AAB, kontributin e tij e ka dhënë përmes pozitave të ndryshme në disa organizata joqeveritare, fillimisht si menaxher i projekteve në Sbunker e më pas edhe si drejtor ekzekutiv në truAktiv, ndërsa momentalisht është i angazhuar si aktivist i të drejtave të njeriut.