Kolegji AAB drejt anëtarësimit në Rrjetin Akademik Shqiptar

16 Dhjetor 2025

Rektori i Kolegjit AAB, Prof.Dr. Blerim Olluri, mirëpriti në një takim zyrtar Ambasadorin, Prof. Flamur Gashi si dhe delegacionin e përbërë nga z. Arijan Xhelaj, Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH).

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit akademik dhe institucional, me fokus në forcimin e lidhjeve ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor.

Palët u dakorduan për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi, që do jetë bazë për bashkëpunim afatgjatë në fusha të ndryshme.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Kolegji AAB do bëhet anëtar i Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH), duke u bashkuar me universitetet nga Shqipëria në një platformë akademike e cila ka për qëllim rritjen e cilësisë në arsimin e lartë dhe shkëmbimet ndërinstitucionale.

Share: