Ferizaj, 28 janar 2014- Drejtori i Degës së AAB-së në Ferizaj, Medain Hashani, në një takim me drejtorin e Drejtorisë Komunale për Administratë në Komunën e Ferizajt, Naim Feratin, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional.
Qëllimi i kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi është krijimi i mundësisë për studentët e AAB-së, për të mbaruar mësimin praktik në Drejtorinë Komunale të Administratës në Ferizaj, në sektorin e administratës. Marrëveshja parasheh që institucionet nënshkruese të bashkëpunojnë dhe të zbatojnë në mënyrë të përbashkët edhe pikat tjera si: të përkrahin dhe të ngrisin nivelin e bashkëpunimit reciprok në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social dhe ekonomik, në drejtim të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të sektorit edukativ dhe profesional, gjenerimin e punësimit dhe zvogëlimin e papunësisë; realizimin e projekteve të përbashkëta, që kanë të bëjnë me përmirësimin e ambientit ekonomik dhe social në Kosovë; si dhe hartimin e analizave të kërkimit të tregut.
Palët nënshkruese të të dyja institucioneve pas nënshkrimit të marrëveshjes kanë thënë se, ky ishte vetëm hapi i parë në rrugën e një bashkëpunimi të mirëfilltë dhe afatgjatë për të ardhmen.