AAB dhe PLAY INTERNATIONAL me projekte të përbashkëta bashkëpunimi

16 Janar 2020

Një delegacion nga Organizata PLAY INTERNATIONAL i kryesuar nga udhëheqësi i misionit në Kosovë, Andrew Piner me bashkëpunëtorë vizituan Kolegjin AAB.

Ky delegacion u prit nga rektori Bujar Demjaha, prorektori për mësim Shemsedin Vehapi dhe dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Fatmir Pireva.

Rektori Demjaha i njoftoi mysafirët me të arriturat e Kolegjit AAB, strukturën organizative, udhëheqëse, njësitë akademike, programet e studimit dhe mënyrën e organizimit të procesit mësimor në përgjithësi.

Z. Andrew Piner prezantoi misionin e organizatës PLAY INTERNATIONAL, projektet që janë në realizim e sipër dhe ato që janë të planifikuara për vitin 2020. Ai më shumë u ndal në mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve si në aspektin profesional ashtu edhe në atë teknik.

Ndërsa prorektori Vehapi në këtë takim foli për organizimet e ngjarjeve të ndryshme me partnerë të ndryshëm dhe mundësitë e realizimit të projekteve të përbashkëta me OJQ PLAY INTERNATIONAL, në projektet e BE-së për ERASMUS+.

Për projektet e realizuara deri tani, dhe përfshirjen e stafit dhe të studentëve në këto projekte foli edhe dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, Fatmir Pireva.

Takimi i sotëm do të pasohet edhe nga takime të tjera pune, ku të dy subjektet Kolegji AAB dhe OJQ PLAY INTERNATIONAL u pajtuan për të vazhduar me projekte të përbashkëta.

PLAY INTERNATIONAL vepron në Kosovë që nga viti 1999. Përmes aktiviteteve sportive, kjo organizatë përpiqet të gjejë zgjidhje kolektive për të promovuar edukimin, përfshirjen dhe mirëqenien e secilit pavarësisht gjinisë, etnisë apo aftësive.

Share: