Kolegji AAB shpall thirrjen vjetore për aplikim për grante kërkimore-shkencore, në kuadër të mbështetjes financiare për pesë projekte hulumtuese, të cilat do të realizohen nga stafi akademik i këtij institucioni.
Projektet e propozuara pritet të trajtojnë çështje aktuale shkencore, në përputhje me zhvillimet dinamike të shoqërisë dhe avancimet teknologjike, duke synuar të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri, vlerë aplikative dhe kontribut në komunitetin shkencor.
Stafi inkurajohet të:
– Fokusohet në tema ndërdisiplinore;
– Përfshijë studentët në procesin e kërkimit, në përputhje me parimet e Udhëzuesit për përfshirjen e studentëve në kërkimin shkencor.
Aplikimet do të vlerësohen sipas Rregullores së punës së Këshillit Shkencor dhe duhet të respektojnë:
– Kodin etik të kërkimit shkencor të Kolegjit AAB;
– Udhëzuesin për publikime shkencore, në fazën e raportimit dhe publikimit të rezultateve.
Formulari i aplikimit mund të merret përmes email-it nga dekanatet përkatëse.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 10 tetor
Adresa për aplikim: [email protected]
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë anëtarët e stafit akademik të Kolegjit AAB.