Kolegji AAB pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare “Information Integrity Conference – DISICION 9

12 Dhjetor 2025

Stafi akademik dhe studentët e Kolegjit AAB, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare Information Integrity Conference – DISICON 9”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme kushtuar integritetit të informacionit, rezistencës demokratike dhe mbrojtjes së proceseve zgjedhore në epokën e transformimit digjital.

Me ftesë të NDI, Kolegji AAB në këtë konferencë u përfaqësua nga studentët dhe stafi të cilët u angazhuan në aktivitetet e parashikuara.

Studentët e AAB’së përmes pjesëmarrjes së tyre aktive patën mundësinë të ndjekin diskutimet rreth integritetit informativ dhe sfidave që paraqet dezinformimi në epokën digjitale.

Pjesëmarrja e AAB’së në DISICON 9 thekson përkushtimin e institucionit për të ofruar përvoja akademike dhe profesionale të nivelit të lartë, duke i bërë studentët pjesë e zhvillimeve më të rëndësishme ndërkombëtare.

Share: