Krahas marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, Kolegji AAB ka nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin Filozofik të këtij universiteti.
Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Kolegjit AAB, Prof.dr. Lulzim Tafa dhe dekani i Fakultetit Filozofik, prof.dr. Ratko Duev.
Përmes kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi, synohet promovimi i kontakteve individuale midis stafit; pjesëmarrje në zhvillimin e hulumtimeve të përbashkëta dhe projekteve të aplikuara, dhe projektet e financuara nga Bashkimi Evropian; asistencë në zhvillimin e programeve studimore dhe të kurseve; shkëmbimi i librave, doracakëve, revistave, botimeve shkencore, etj.,; organizimi i përbashkët i veprimtarive kërkimore shkencore, konferencave, simpoziumeve, seminareve, punëtorive dhe përpjekjeve të përbashkëta për të mbledhur fonde nga burime të jashtme, dhe bashkëpunimi në fusha të tjera me interes të përbashkët.
Marrëveshja gjithashtu siguron mundësitë për bashkëpunim trepalësh edhe me Universitetin e Sarajevës, Fakultetin e Kriminologjisë, Kriminalistikës dhe Studimeve të Sigurisë dhe me programin e studimeve të sigurisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.