AAB forcon partneritetin akademik me Universitetin e Tel Aviv, Izrael

18 Nëntor 2025

Zv/rektori i Kolegjit AAB, Prof. Ass. Dr. Ilir Bytyçi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Universitetin e Tel Aviv, një nga institucionet më të njohura të arsimit të lartë.

Gjatë kësaj vizite, u zhvilluan takime me udhëheqës të lartë akademik, përfshirë Drejtoreshën për Zhvillim Ndërkombëtar, Sharon Ziv-Kafri, dhe Drejtoreshën për Strategji dhe Diplomaci Ndërkombëtare, Maureen Meyer Adiri.

Diskutimet patën në fokus zgjerimin e bashkëpunimit institucional, krijimin e mundësive për shkëmbimet studentore dhe të stafit, si dhe identifikimin e nismave të përbashkëta kërkimore.

Universiteti i Tel Aviv është i njohur për traditën akademike, lidhjen e fuqishme me inovacion dhe bashkësinë e gjerë ndërkombëtare.

AAB vazhdon të zgjerojë partneritetet globale me qëllim krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Share: