AAB përzgjedhja e parë edhe për super-inteligjentët

24 Korrik 2018

Alba Arifi do të fillojë studimet në tetor 2018 në Kolegjin AAB, në programin Kriminalistikë. Për Albën, sikur edhe për mijëra studentë të rinj të regjistruar deri tani në AAB, AAB ka qenë përzgjedhja e parë.

Edhe Alba Arifi, përcaktimin për AAB-në thotë se e ka bërë qysh gjatë periudhës së Shkollës Përgatitore për Testin e Maturës, që është mbajtur në AAB.

Por, Alba ka diçka që e dallon nga të tjerët. Ajo është njëra nga bartëset e certifikatës së Institutit Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme, ATOMI. Nga dy teste të standardizuara të inteligjencës, Alba ka arritur rezultate që përkojnë me inteligjencë superiore!

Alba, me rezultatet e saj është vendosur në 99,9 Percentile Rank, e që rrjedhimisht bën pjesë në top 0.01% të popullatës.

Ne besojmë se Alba do të jetë vlerë e shtuar për Kolegjin AAB, andaj ajo do të gëzojë edhe bursën për studime si edhe shumë studentë të tjerë nga lista e më të suksesshmëve, por edhe ata që pritet t’ i shtohen kësaj liste.

Share: