AAB pjesë e elitës akademike botërore – Profesoresha Uranela Demaj përzgjidhet “Fulbright Fellow” nga Universiteti i New York

12 Nëntor 2025

Profesoresha e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, Uranela Demaj, është përzgjedhur për të qenë pjesë e programit prestigjioz ndërkombëtar “Fulbright”, duke u vendosur si Fulbright Fellow në Departamentin e Sociolinguistikës në New York University (NYU), një nga universitetet më të njohura në botë.

Prof. Demaj gjatë qëndrimit të saj në SHBA do të zhvillojë një projekt kërkimor mbi diasporën shqiptare në Amerikë, me fokus në ruajtjen e identitetit gjuhësor dhe kulturor, si dhe në ndikimin e mjedisit sociolinguistik amerikan mbi mënyrën se si shqiptarët përdorin dhe përcjellin gjuhën amtare ndër breza.

Programi “Fulbright” është një nga nismat më prestigjioze akademike në botë, e financuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me synim promovimin e shkëmbimit akademik dhe kulturor ndërkombëtar.

Ky sukses i radhës i stafit akademik të Kolegjit AAB, dëshmon përkushtimin për mbështetje nga institucioni në zhvillim profesional dhe kërkim shkencor global.

Share: