Prof.ass.dr.

Uranela Demaj

Prorektore për Shkencë dhe Kërkime

Aktualisht është ligjëruese dhe Prorektore për Shkencë dhe Kërkime në Kolegjin AAB në Prishtinë, Kosovë. 

Ajo ka doktoruar në Universitetin e Gentit në Belgjikë në vitin 2019 me temën mbi gjuhën dhe rolin e nacionalizmit etnik në konfliktin shqiptaro-serb në Kosovë.

Hulumtimi i saj fokusohet në dimensionet e shumanshme dhe komplekse të gjuhës dhe shumë gjuhësisë në Kosovë dhe Ballkan në përgjithësi, si nga këndvështrimi historik ashtu edhe bashkëkohor dhe me vëmendje të veçantë ndaj nacionalizmit etnik, ndërtimit të identitetit dhe konfliktit ndërgrupor.

Puna e saj është botuar në revista të njohura përfshirë Nationalities Papers, Ethnicities, dhe Springer. 

CV