Prof. Ass. Dr. Aida Alla, anëtare e ekipit të projektit MORIN nga Kolegji AAB, mori pjesë në 15th International Scientific Conference on “Innovations in Linguistics and Modern Practices in Teaching, Translation, and Culture”, organizuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës.
Ajo prezantoi punimin “Developing Transparent and Comparable Bachelor’s English Language Curricula: Insights from the MORIN Project Consortium”, ku theksoi qasjen bashkëpunuese të konsorciumit në hartimin e kurrikulave moderne të gjuhës angleze. Studimi u vlerësua nga pjesëmarrësit si një praktikë shembullore dhe model i aplikueshëm për universitete të tjera.
Pjesëmarrja në këtë konferencë nënvizon angazhimin e Kolegjit AAB në promovimin e inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në arsimin e lartë. Rezultatet e projektit MORIN tregojnë rëndësinë e harmonizimit të kurrikulave për një arsim më transparent dhe të krahasueshëm në nivel ndërkombëtar.
