AAB shënon dhjetë vjetorin e pavarësisë me Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese”

13 Shkurt 2018

Kolegji AAB në partneritet me: Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Kolegjin “Pavarësia”, Vlorë,  më 15 e 16 shkurt 2018, organizojnë Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Konsolidimi i shtetit dhe sfidat eurointegruese”.

Në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës kjo konferencë ka për qëllim që të bëjë bashkë akademikë, hulumtues dhe personalitete (vendore dhe ndërkombëtare) të cilët në mënyra të ndryshme kanë qenë të angazhuar në procesin e pavarësimit të Kosovës. Kjo është një mundësi e veçantë ku studiuesit me kërkimet e tyre do të zhvillojnë debat akademik me folësit kryesorë të konferencës, që ishin të përfshirë në aktivitetet për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Në konferencë do të marrin pjesë 100 referues me kontributet e tyre shkencore nga lëmia e Administratës Publike, Shkencave Politike, Ekonomia, Drejtësia, etj..

Hapja solemne e punimeve të konferencës, do të bëhet të enjten, më 15 shkurt 2018, në orën 15:00, në Teatrin e Kolegjit AAB “Faruk Begolli” në Prishtinë, ndërsa punimet e kësaj konference do të zhvillohen për dy ditë, më 15 e 16 shkurt 2018.

Në hapje të konferencës do të marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të shtetit dhe diplomatë nga vendet mike të Kosovës.

Konferenca është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Për informata tjera kliko linkun e konferencës: 

http://konferencat.aab-edu.net/iceich2018

 

Share: