Adelheid Feilcke, drejtoreshë e programeve për Evropën në Deutsche Welle mbajti ligjëratë speciale për studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv

12 Maj 2022

 “Viktima e parë e luftës është e vërteta” me këtë thënie e fillojë ligjëratën speciale me studentët e Komunikimit Masiv, drejtoresha e programeve për Evropën në Radion Deutsche Welle, Adelheid Feilcke, me temën “Media dhe raportimi në kohë krizash”.

Sipas Feilcke, gënjeshtra si gjithmonë vazhdon të përhapet më shpejt se sa e vërteta, duke treguar se si në çdo luftë, qoftë në Luftën e Parë Botërore apo Luftën e Dytë Botërore, luftën në ish-Jugosllavi, apo lufta e vendeve të Lindjes së Mesme, në parim gënjeshtra është e njëjtë. Humbjet ose fshihen ose nuk publikohen ndërsa humbjet tek kundërshtari ekzagjërohen, kurse shpesh agresiviteti shfaqet si mbrojtje. E për gënjeshtrat dhe grackat e shumta, zonja Feickle ka disa këshilla që çdo përdorues e gazetar që duhet t’i ndjekë: të mos maskojmë raportin, analizën apo komentin sikur lajm, t’i kontrollojmë burimet e lajmit si përdorues, të gjejmë së paku një burim të dytë, e të bëjmë një verifikim të thellë të lajmit, shifrave e vendeve.

Ajo ndau poashtu një dukuri që sot shpesh ndodh, ajo e “Lost in translation” ku informacioni humb gjatë përkthimit. Poashtu i kushtoi shumë rëndësi redaksive për “Fact checking”, të cilat kanë për qëllim të i zbulojnë lajmet e rreme. Kur u pyet nga studentët se çfarë këshilla ka për raportimin në kohë krize për gazetarët e rinj, Fieckle u shpreh se gjithmonë duhet të i rrimë besnik rregullave pa marrë parasysh situatën dhe gjithmonë të kemi si gazetarë të rinj vullnet të mirë për të raportuar.

Share: