Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB ka organizuar ngjarjen “AI Showcase Event”, si aktivitet dedikuar prezantimit të inovacioneve praktike në fushën e inteligjencës artificiale.
Prezantimi u zhvillua nga Prof.Dr.Sc.Valton Kamberaj, me temën “Gjenerimi automatik i muzikës duke përdorur mësim të thellë”.
Kjo ngjarje u fokusua në lidhjen mes inteligjencës artificiale dhe muzikës, duke trajtuar mënyrat se si teknologjia po transformon krijimtarinë muzikore.
Gjatë prezantimit u shpjegua se si algoritmet e avancuara të mësimit të thellë, si RNN dhe Transformer, mund të analizojnë stile të ndryshme muzikore dhe të gjenerojnë melodi të reja. U theksua roli i AI në kompozimin automatik, analizën inteligjente muzikore, interpretimin virtual dhe prodhimin muzikor, duke hapur mundësi të reja për artistët dhe producentët.
“AI Showcase Event” shërbeu si një platformë motivuese për studentët e shkencave kompjuterike si inkurajim për të zhvilluar aftësitë inovative dhe të ndjekin zhvillimet teknologjike.

