Kordinatorja për sigurimin e cilësisë dhe asistentja e Fakultetit të Gjuhës Angleze, MA. Aida Thaqi, do të marrë pjesë në Radboud Summer School në Nijmegen, Holandë, në kuadër të partneritetit mes Kolegjit AAB, Radboud University dhe Erasmus +. Ajo ka përzgjedhur kursin “Trends in the Cognitive Neuroscience of Language”. Qëllimi i këtij kursi është të hapë një dritare në studimin neuroshkencor të gjuhës, duke testuar teori dhe pikëpamje të ndryshme mbi mekanizmat e trurit që mbështesin prodhimin dhe të kuptuarit e gjuhës për qëllime komunikimi.
Një trajnim i tillë është i rëndësishëm sepse arritja e një kuptimi më të thellë se si truri mbështet gjuhën dhe komunikimin rrit aftësitë dhe ndihmon në zhvillimin si mësimdhënëse e gjuhës por edhe hap rrugë për studime të mëtutjeshme.