Aktivisti Besnik Leka zhvillon ligjëratë për studentët e Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB

24 Nëntor 2022

Aktivisti Besnik Leka, ka mbajtur ligjëratë për studentët e Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB, në lidhje me “Rëndësinë e përfshirjes së burrave në parandalim e dhunës me bazë gjinore”.

Leka tha se kjo përfshirje është e domosdoshme, pasi ka rol në parandalimin e dhunës me bazë gjinore. Gjatë kësaj ligjërate studentët patën mundësinë të bashkëbisedojnë me Lekën, në lidhje me rëndësinë që ka përfshirja e burrave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

Tutje studentët realizuan edhe një aktivitet ku renditën emocionet nga ato të cilat i shprehin më shumë, tek ato që hezitojnë t’i shprehin, duke i vënë në pah kështu dallimet që kishin rezultatet në fund.

Këto ligjërata për studentët e Kolegjit AAB, synojnë që të ngritin vetëdijen për barazinë gjinore te studentët, duke mësuar gjithashtu edhe mbi rolin që ata kanë në shoqëri.

Share: