Aktivitet humanitar nga studentët e Kolegjit AAB, “Kromozomet nuk duhet të përcaktojnë vlerën e jetës”

3 Janar 2018

Pas shumë aktiviteteve humanitare të fundvitit nga studentët e Kolegjit AAB, edhe Fakulteti i Shkencave Sociale, kampusi i Gjakovës, në kuadër të iniciativave të fundvitit organizuan aktivitetin për të dhuruar nga një dhuratë simbolike për fëmijët e OJQ “Down Sindrom Kosova”, për 49 fëmijët e kësaj qendre.

Studentët u shprehën shumë të lumtura që patën mundësi t’ i gëzojnë këta fëmijë me nga një dhuratë në këto ditë feste, duke thënë se iniciativat si kjo dëshmojnë se të gjithë fëmijët janë të barabartë pa marrë parasyshë zhvillimin fizik të tyre.

Studentët e AAB-së falënderuan për mikëpritjen koordinatoren e OJQ ”DSK” Ferdane Rraci, e cila poashtu falënderoi studentët dhe Kolegjin AAB që gjithmonë mendojnë për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe janë aktivë kur bëhet fjalë për gjithpërfshirje.

Pakot me dhurata u dorëzuan nga vetë studentët e Kolegjit AAB, duke u zotuar se do të ndërmarrin aktivitete të tilla edhe në të ardhmën.

Share: