Aktiviteti humanitar “Një lodër, një buzëqeshje…” gëzoi shumë fëmijë nevojtarë

28 Dhjetor 2017

Me iniciativën e studentëve të Fakultetit të Psikologjisë, gjatë muajit dhjetor në Kolegjin AAB, u organizua aktiviteti humanitar “Një lodër, një buzëqeshje…”, me synim grumbullimin e lodrave të ndryshme për t’ i dhuruar tek fëmijët në nevojë.

Kjo iniciativë u mirëprit pozitivisht dhe u mbështet nga një numër i madh i studentëve dhe stafit të Kolegjit AAB duke dhuruar një numër të konsiderueshëm të lodrave të ndryshme.

Dhuratat iu shpërndanë pesë institucioneve të cilat merren me përkujdesjen e këtyre fëmijëve si: QKUK – Reparti i Pediatrisë, Down Syndrome Kosova, IDEAS Partnership, OJQ “Nënat dhe fëmijët në nevojë”, OJQ “Familjet në nevojë”.

Studentët falënderuan Kolegjin AAB, që gjithmonë përkrah inciativa të tilla qoftë duke duke dhuruar diçka apo edhe duke shërbyer për ta.

Share: