Ambasadori finlandez Sh. T. Matti Nissinen zhvilloi ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB

10 Dhjetor 2022

“Politika e jashtme e Finlandës”, ishte tema e ligjëratës që ambasadori finlandez Sh. T. Matti Nissinen mbajti për studentët e Kolegjit AAB. Ngjashmëritë e shumta mes kushtetutës së Finlandës dhe asaj të Kosovës dhe sfidat shtetërore të të dyja vendeve ishin disa nga arsyet që ambasadori finlandez ishte para studentëve të Kolegjit AAB në këtë ligjëratë. Z. Nissinen, tha se është tejet i impresionuar nga pritja dhe interesimi i studentëve për këtë ligjëratë, ndërsa shpjegoi në detaje zhvillimin e Finlandës nga historiku i këtij shteti e deri në këndvështrimet e sotme. Pavarësia, dallimi i partive politike, vështirësitë e shumta, ishin vetëm disa nga temat që ambasadori diskutoi me studentët.

Në fund ai iu përgjigj pyetjeve të studentëve të Kolegjit AAB, në lidhje me problemet që kanë pakicat në Finlandë, mënyrën si zhvillohet politika dhe diplomacinë finlandeze në vendet tjera.

Share: