Në lidhje me diplomacinë norvegjeze në një ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB, Sh.T. Jens Erik Grondahl, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, ka treguar detajisht në lidhje me proceset dhe zhvillimet e tjera në politikën e jashtme të këtij shteti.
Z. Grondahl, tha se është tejet i nderuar që u ftua në Kolegjin AAB, duke shtuar se është institucioni më i madh arsimor në rajon, gjë për të cilën studentët duhet të jenë krenar që janë pjesë e Kolegjit AAB. Ai tregoi për studentët detaje rreth kushtetutës së Norvegjisë, pavarësinë, parlamentarizmin ndërsa tha se shteti prej nga vjen duhet të integrohet në Bashkimin Evropian. Tutje z.Grondahl shpalosi detaje për karrierën e tij si diplomat duke nisur nga Afrika Perëndimore, Zagreb, për të vazhduar në Kosovë nga viti 2019.
Studentët e Kolegjit AAB shfaqën interesim të madh për të njohur diplomacinë norvegjeze, duke bërë pyetje rreth sistemit shtetëror, historisë, dhe ngjarjeve të rëndësishme që përcollën ndërtimin e shtetit të Norvegjisë.