Arkitekti kosovar Arben Meha ka mbajtur ligjëratë me studentët e Fakultetit të Arkitekturës niveli master në Kolegjin AAB, në kuadër të lëndës së profesorit Bujar Demjaha.
Meha në këtë ligjëratë erdhi në rolin e menaxherit të projektit “Me masterplan drejt regjenerimit urban të Kodrës së Trimave në Prishtinë”, ku foli në detaje se si pritet të zbatohet dhe funksionoj ky projekt.
Përmes prezantimit të Mehës studentët panë se si masterplani do u mundësoj banorëve të kësaj lagje të kenë kushte cilësore për jetesë, ndërsa shërbeu si frymëzim dhe ide për profesionin e tyre.
Studentët parashtruan pyetje për Mehën që ndërlidheshin me këtë projekt, por edhe projekte tjera arkitekturore për lagjet e tjera të kryeqytetit.