Në kuadër të shënimit të 21 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, studentët e Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB, kanë lansuar një video sensibilizuese e cila ka për qëllim informimin e të gjithëve me dallimet dhe ngjashmëritë që bartin personat e prekur nga ky sindrom. Video ka për qëllim të tregojë se në fakt individët me sindromin down janë më të ngjashëm me ne se sa të ndryshëm!
Video sensibilizuese “ASHTU SI TI”, tregon përkushtimin e studentëve dhe stafit të Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB që të kontribuojnë edhe për këtë pjesë të shoqërisë.
Në këtë kuadër, Fakulteti i Psikologjisë dhe AAB Teatri “Faruk Begolli” kanë organizuar gjithashtu edhe shfaqjen për fëmijë “Dy gjitarë ëndrrimtarë”, e cila do të jepet enkas për fëmijët e prekur me syndrom down, pjesë e organizatës Handikos.
Videon e studentëve të Fakultetit të Psikologjisë “ASHTU SI TI”, mund ta ndiqni këtu.
#MyVoiceMyCommunity #NotSpecialNeeds