Avni Alidema, staf i Kolegjit AAB, fiton bursë të plotë për vazhdimin e studimeve në Ohio Northern University

30 Gusht 2016

Avni Alidema, i diplomuar në Kolegjin AAB, tani mësimdhënës në Fakultetin Juridik po të këtij institucioni, ka fituar bursë të plotë nga Departamenti i Shtetit Amerikan për vazhdimin e studimeve në Ohio Northern University, në programin njëvjeçar të studimeve: Democratic Governance and Rule of Law (LLM – Qeverisja Demokratike dhe Sundimi i Ligjit).

Z. Alidema ka thënë se ky program është dizajnuar për ligjërues dhe asistent të fakulteteve juridike, dhe nga shumë kandidatë që kanë konkurruar nga universitete dhe kolegjet të ndryshme të Kosovës janë pranuar vetëm katër. “Ka qenë një nder i madh dhe një dëshmi se kuadrot e përgatitura në Kolegjin AAB janë të denjë dhe të barabartë me të gjitha universitete evropiane”, është shprehur ai.

Programi, pos lëndëve juridike, fokusohet edhe në mësimdhënien bashkëkohore brenda fakulteteve juridike (komponenta pedagogjike), andaj edhe e drejta e aplikimit ishte e rezervuar për mësimdhënës të fakulteteve juridike.

Ndryshe, një delegacion nga Ohio Northern University i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në krye me prof. dr. Brian D. Anderson, ditë më parë ka vizituar Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB, ku u takuan me dekanin prof. dr. Muhamet Kelmendi, dhe me stafin akademik të këtij fakulteti.

Gjatë këtij takimi, mysafirët nga Ohio Northern University kanë shpalosur programin e bursave për stafin akademik të Kolegjit AAB, në programin e cekur si më lartë.

Avni Alidemaj, është kandidati i parë në studime master në Fakultetin e Administratës Publike të Kolegjit AAB, i cili ka mbrojtur  temën e diplomës me titull: “Organizimi dhe funksionimi i Shërbimit Civil në Republikën e Kosovës”.

Share: