KOLEGJI AAB ZHVILLON TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E UNIVERSITETIT EPOKA NGA SHQIPËRIA

20 Tetor 2025

Përfaqësueset e Kolegjit AAB, kanë zhvilluar takim të frytshëm me homologët e tyre nga Universiteti EPOKA në Shqipëri.

Fokusi i takimit

Çështje kryesore e këtij takimi ishin mundësitë për bashkëpunim mes dy institucioneve, në fusha të ndryshme akademike dhe kërkimore. Gjatë diskutimit u theksua edhe rëndësia e nënshkrimit të një marrëveshje zyrtare për bashkëpunim, zhvillimit të projekteve të përbashkëta, si dhe mbështetja institucionale në iniciativa të përbashkëta.

Planifikimet për bashkëpunimet e radhës

Gjithashtu, u theksua rëndësia e vizitave reciproke dhe e pjesëmarrjes në organizimin e takimeve dhe aktiviteteve të ndryshme rajonale që kontribuojnë në forcimin e lidhjeve ndëruniversitare dhe shkëmbimin e përvojave akademike.

Share: