Studenti Nuredin Krasniqi suksesshëm diplomoi në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB me temën “Burimet e Energjisë së Ripërtërishme – Energjia Diellore (solare)”, para komisionit: Prof. Shkëlqim Miftari – kryetar i komisionit, Prof. Altin Shala – mentor dhe Prof. Reshat Selmani – anëtar.
Këtë temë hulumtuese, Nuredini e ka ndarë në tre kapituj kryesor, në të cilët ka përfshirë rëndësinë e prodhimit të kësaj energjie, resurset natyrore të cilat i posedon Kosova për prodhimin e Energjisë së Ripërtërishme si dhe ka ndërtuar projektin e sistemit të një paneli solar me kapacitete prej 500 vatësh.
Në këtë temë theksohet se Energjia e Ripërtritshme përbën një element të rëndësishëm të sektorit energjetik, e cila kontribuon drejtpërsëdrejti edhe në mbrojtjen e ambientit.
Sipas këtij hulumtimi, Kosova ka resurse të mjaftueshme natyrore për prodhimin e energjisë solare, pasi që është mbi mesataren e orëve të diellit në Evropë, por njëkohësisht, nuk mungojnë edhe resurset e prodhimit të energjisë me erë si dhe hidroenergjisë.
Ndërsa në kapitullin e tretë të këtij punimi hulumtues, Nuredini ka realizuar projektin e sistemit të një paneli solar me kapacitete prej 500 vatësh, të cilën edhe e ka demonstruar gjatë prezantimit të temës para komisionit të përbërë të Kolegjit AAB të përbërë prej tre anëtarësh.
Se kjo temë hulumtuese e studentit Nuredin Krasniqi është e një rëndësie të veçantë, e tregon edhe fakti se zhvillimi i hovshëm teknologjik në ditët e sotme dhe njëkohësisht degradimi i madh ekologjik, me pasoja gati të pakthyeshme mjedisore, kanë bërë që Burimet e Ripërtërishme të Energjisë të jenë në qendër të vëmendjes brenda organizatave më të fuqishme ndërkombëtare siç janë Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, etj.
Kujtojmë se studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, në kuadër të aktiviteteve dhe organizimeve të shumta brenda këtij kolegji, në vazhdimësi zhvillojnë projekte të ndryshme inovative, të cilat kontribuojnë drejtpërsëdrejti në lehtësimin e jetës së qytetarit.