Të nderuar studentë,
Kemi kënaqësinë t’ ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut të Kolegjit AAB, për kryeministrin e 53-të të Italisë, z.Massimo D’Alema.
Çmimi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, do t’ i ndahet z.D’Alema për kontributin e tij të dhënë për lirinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin e shtetit italian në ndërtimin e paqes në Kosovë.
Ceremonia do të mbahet të mërkurën më 06 qershor 2018, nga ora 10.00, në Qendrën Mediale Universitare të Kolegjit AAB.
Ju mirëpresim!