“Hyrje në programim”, ishte trajnimi që u ofrua për nxënësit e shkollës të mesme elektroteknike “Gjin Gazulli” nga Kolegji AAB. Të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këtë trajnim janë certifikuar, duke premtuar për thellim të bashkëpunimit mes dy institucioneve dhe aktivitete tjera në të ardhmen e afërt.
Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, në një fjalë rasti u ka uruar suksese nxënësve ndërsa shtoi se profesioni që ata kanë zgjedhur nënkupton për ta të jenë pjesë e transformimit të shoqërisë.
Dekani i Faultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Jusuf Qarkaxhija, tha se ky është vetëm fillimi i aktiviteteve, ndërsa trajnime që ndihmojnë nxënësit në profesionin e tyre do ketë edhe gjatë këtij viti.
Kurse drejtori i shkollës së mesme elektroteknike “Gjin Gazulli”, Bujar Gjocaj, falënderoi Kolegjin AAB për këtë mundësi që do u shërbej si ndihmë profesionale nxënësve në të ardhmen.
Nxënësit pjesëmarrës e cilësuan si përvojë të paharrueshme pjesëmarrjen në këto trajnime, teksa falënderuan trajnerët për mësimet që morën gjatë kësaj kohe.