Certifikohen studentët pjesëmarrës në projektin e mbështetur nga Komisioni Evropian – Erasmus+

5 Prill 2023
Students participating in the project supported by the European Commission - Erasmus+ are certified

Janë certifikuar studentët të cilët kanë përfunduar me sukses modulet “Ndikimi i BE-së në Kosovë I” dhe “Ndikimi i BE-së në Kosovë II”, të financuar nga Programi Erasmus+ Jean Monnet Actions i Bashkimit Evropian dhe implementohet nga Kolegji AAB. Në këtë ceremoni morën pjesë Drejtoresha e Zyrës për Zhvillimin e Projekteve, Iliriana Geci dhe profesori i Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, Bashkim Rrahmani, bashkë me studentët që i kanë ndjekur këto module. Kjo lëndë ka një rol të rëndësishëm pasi qëllimi i saj është të njoftojë studentët me ndikimin që e ka pasur Bashkimi Evropian në proceset e pajtimit ndër-etnik, dialogut social, demokratizimit, diversiteti dhe gjithëpërfshirjes, ngritjes së kapaciteteve politike, dhe rindërtimit ekonomik në Kosovë.

Në kuadër të kësaj lënde studentët përveç ligjëratave të rregullta patën rastin të marrin pjesë edhe në ligjërata me folës musafir, të realizojnë punë hulumtuese dhe të mbajnë sesione sensibilizuese nëpër shkolla të mesme në disa komuna të Kosovës.”

Share: