Janë certifikuar studentët që morën pjesë në trajnimet studentore nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion dhe Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB. Drejtoresha e QAPI, Diana Qarkaxhija, falënderoi studentët duke thënë se kanë dhënë kontributin e tyre maksimal që është vlerësuar nga trajnuesit. Edhe dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale, Saranda Shatri, vlerësoi punën dhe angazhimin e studentëve gjatë këtyre dy ditëve trajnime, me shpresën se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të suksesshëm të tyre.
Këto trajnime u mbajtën për studentët e vitit të katërt të Fakultetit të Shkencave Sociale, ndërsa temat e tyre ishin: Vëzhgimi dhe dokumentimi në fëmijërinë e hershme, Të nxënit dhe mësimdhënia e bazuar në projekt dhe Korniza e Kurrikulës së Kosovës – programi parafillor.