Certifikohen studentët pjesëmarrës në trajnimet studentore nga QAPI dhe Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB

8 Qershor 2023
Students participating in student trainings from QAPI and the Faculty of Social Sciences of AAB College are certified

Janë certifikuar studentët që morën pjesë në trajnimet studentore nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion dhe Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB. Drejtoresha e QAPI, Diana Qarkaxhija, falënderoi studentët duke thënë se kanë dhënë kontributin e tyre maksimal që është vlerësuar nga trajnuesit. Edhe dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale, Saranda Shatri, vlerësoi punën dhe angazhimin e studentëve gjatë këtyre dy ditëve trajnime, me shpresën se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit të suksesshëm të tyre.

Këto trajnime u mbajtën për studentët e vitit të katërt të Fakultetit të Shkencave Sociale, ndërsa temat e tyre ishin: Vëzhgimi dhe dokumentimi në fëmijërinë e hershme, Të nxënit dhe mësimdhënia e bazuar në projekt dhe Korniza e Kurrikulës së Kosovës – programi parafillor.

Share: