Certifikohen studentët që morën pjesë në trajnimin për trajnerë të basketbollit

21 Shtator 2023
Students who participated in the training for basketball coaches are certified

Në shenjë falënderimi për pjesëmarrje dhe kontributin e dhënë në trajnimin për trajnerë të basketbollit, janë certifikuar studentët nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB.

Studentët ishin pjesë e trajnimit dyditor që u organizua nga Kolegji AAB dhe Federata e Basketbollit të Kosovës. Ligjërues në këtë trajnim ishin dy trajnerët e njohur nga SHBA Brad Soderberg dhe Evropa Luca Palumbo.

Certifikatat u shpërndanë nga dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva bashkë me përfaqësuesin e Federatës të Basketbollit të Kosovës Driton Obërtinca.

Share: