“Gjuhësi, letërsi dhe kulturë”
Prishtinë: 29.04.2017 - 29.04.2017
Tipi: Konferencë Ndërkombëtare
Organizator:
Fakulteti i Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Universitetin“Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës (UAMD), dhe Fakultetin Gjuhët, Kulturat dhe Komunikimi të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL),
Kjo konferencë synon të shërbejë si një vendtakim për studiuesit dhe gjuhëtarët shqiptarë dhe të huaj në mënyrë që ata të prezantojnë studimet dhe hulumtimet e tyre; të shkëmbejnë përvojat e tyre akademike dhe hulumtuese; si dhe të krijojnë mundësi bashkëpunimi për projekte të reja shkencore në të ardhmen.
Shtyllat kryesore në të cilën konferenca do të bazohet janë: gjuhësia, letërsia angleze dhe amerikane, kritikë letrare, analizë diskursi, metodologjia e mësimdhënies së gjuhës angleze, inovacionet në të mësuarit e gjuhës angleze dhe studime përkthimi, etj.