“Historia e medias dhe transformimet mediatike”

Prishtinë: 23.09.2017 - 23.09.2017

Tipi: Konferencë shkencore

Organizator:

Fakulteti i Komunikim Masiv i Kolegji AAB
në bashkëpunim me:
Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit - FHF – Universiteti i Tiranës;
Università per Stranieri di Perugia, Itali
Departamenti i Letërsisë dhe Gazetarisë – Universiteti i Elbasanit;
Departamenti i Komunikimit – Universiteti Bedër-Tiranë;
School of Journalism and Public Relations, Shkup,
Institute of Communication Studies - Shkup.

Konferenca Historia e medias dhe transformimet mediatike synon të eksplorojë më tej implikimet teorike dhe metodologjike për historinë e integruar të medias dhe transformimet që kanë ndodhur në epokën e internetit. Në këtë konferencë ne ftojmë studiuesit nga shkencat sociale dhe humane, mediave e komunikimeve si edhe menaxherë e pronarë nga industria e medias, të cilët kanë trajtuar tashmë çështje të ngjajshme ose dëshirojnë t’i shqyrtojnë ato më tej. Ne gjithashtu inkurajojmë diskutime të hapura mbi burimet dhe metodologjitë për kërkimet e historisë së medias, duke përfshirë gjurmimin në arkiva, vendosjen e një baze të duhur të dhënash për mediat që kanë kaluar në histori, por edhe për mediat e reja të cilat përditshëm krijojnë një histori të vetën moderne, si edhe transformimet dhe sfidat që po krijojnë mediat e reja me përdorimin e gjerë në jetën e përditshme.

Gjithashtu konferenca synon të bëhet një pikë kryesore e kontaktit midis studiuesve të mediave e komunikimit si dhe operatorëve mediatikë duke mbuluar aspekte të ndryshme transformuese dhe historike që lidhen me mediat dhe ndërveprimin njerëzor.