KONFERENCA E PARË SHKENCORE “ALUMNI 2021”

Prishtinë: 29.05.2021 - 29.05.2021

FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA
DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE
THIRRJE PËR PJESËMARRJE

Shkrimi i tezës së masterit është një punë e vështirë për të rinjtë dhe të rejat sepse ata përballen me rregullat rigoroze e shpesh  të lodhshme të kërkimit shkencor. Por, përfundimi i kësaj teze i hap rrugë studentit për një karrierë më të sukseshme, profesionale apo edhe akademike. Kolegji AAB në këtë drejtim si institucioni i parë jopublik në Kosovë dhe më i madhi në rajon, deri më tani ka nxjerrë shumë profesionistë të fushës. Ata sot, si alumni të Kolegjit, janë profesionistë dhe studiues të rinj dhe tashmë me përvojë, të cilët kontribuojnë në shoqëri. 

Por, shumicës së tyre nuk i është dhënë rasti që ta diskutojnë studimin tashmë të kryer në një forum me pjesëtarë të komunitetit shkencor, për të vendosur tezat kryesore në një rrafsh krahasues me të tjerët; për të parë se sa i ka rezistuar kohës studimi i tij/saj; për t’u nxitur e për t’u thelluar edhe më shumë në tematikën që e ka trajtuar dikur dhe eksperiencën profesionale që tashmë e ka marrë, duke e parë këtë nga një perspektivë akademike. 

Në këtë kuptim, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja do të organizojë konferencën e parë shkencore për Alumni, me qëllim që të bëjë bashkë ish-studentët e AAB-së si target kryesor, por mirëpret gjithashtu kontributin e studiuesve të tjerë të rinj nga institucione të tjera nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Në këtë drejtim, konferenca siguron lidhje të vazhdueshme midis Kolegjit AAB dhe studentëve të tij edhe pas përfundimit të studimeve të tyre MA, si dhe kolegëve të tyre jashtë institucionit dhe jashtë Kosovës, për të krijuar një rrjetizim akademik ndërkombëtar të studiuesve të rinj.   

Qëllim tjetër i kësaj konference është vlerësimi i tezave të shumta të mëparshme MA si dhe hulumtimet aktuale që inkurajojnë reflektimin kritik si nga ana akademike ashtu edhe nga ajo profesionale.
Konferenca synon të mbulojë një gamë të gjerë temash duke përfshirë gjuhësinë, studime përkthimore, metodologji mësimore, përdorimin të gjuhës në kontekste të ndryshme arsimore dhe profesionale, didaktikën etj.

 

Prezantimet do të përfshijnë fushat dhe temat e mëposhtme, por që nuk kufizohen vetëm në to:

  • Gjuhësi e aplikuar
  • Letërsia Angleze dhe Amerikane
  • Anglisht për qëllime specifike
  • Analizë Diskursi
  • Studime të Përkthimit
  • Sociolinguistikë
  • Politika Gjuhësore
  • Edukimi profesional
  • Arsimi i Lartë: sfidat
  • Zhvillimi i kurrikulës gjuhësore
  • Testimi dhe vlerësimi i gjuhës
  • Leksikologji
  • TESOL / TESL / TEFL
  • Edukimi i hershëm i fëmijërisë
  • Arsimi bazë dhe kurrikula
  • Etj.

 

Tipi: Konferencë studentore ndërkombëtare

Organizator:

Kolegji AAB

Mënyrat e pjesëmarrjes

Prezantimi në kampus (Kolegji AAB)

Prezantim online (google-meet) për pjesëmarrësit që jetojnë jashtë Kosovës

Data të rëndësishme

Afati i fundit i dorëzimit të abstraktit: 31 mars 2021, ne email-in: [email protected]


Njoftimi i pranimit të abstraktit: 20 prill 2021

Dita e konferencës

Dita e konferencës: 29 maj 2021

Afati i fundit i dorëzimit të punimeve përfundimtare: 10 qershor 2021 (stili i citimit APA)

Njoftimi për pranimin e punimit: 5 korrik 2021

Tarifa e konferencës: Falas 

Formati i punimit

Abstrakti duhet të përmbajë 200-250 fjalë (pa referenca) dhe të paraqesë temën, objektivat, të dhënat, metodat dhe rezultatet. Pjesëmarrësit mund të paraqesin abstraktin e tyre në anglisht ose shqip.

Punimi i plotë duhet të jetë i shkruar në anglisht ose shqip, dhe të mos jetë më i gjatë se 6000 (përfshirë referencat). Punimi duhet të përfshijë katër nënndarje kryesore, përkatësisht abstraktin, titullin, metodologjinë, rezultatet, diskutimin dhe përfundimin. Stili i shënimeve të përputhet me udhëzimet e stilit APA (https://thesis-journal.net/instructions-for-authors/#APA-Style).

Shënim

Pjesëmarrësit do të pajisen me një Certifikatë pjesëmarrjeje.
Abstraktet e pranuara do të botohen në “Librin i abstrakteve” të konferencës me ISBN. 

Punimet e plota do t’i nënshtrohen vlerësimit nga anëtarët e komitetit shkencor të konferencës. Punimet që do të pranohen për botim do të botohen në konferencën “Book of Proceedings” (ISBN), ndërsa disa punime mund të botohen edhe në revistën shkencore ndërkombëtare “Thesis” sipas kritereve të saj.

 

Ju mirëpresim në Kolegjin AAB! 

Ju lutem shpërndani thirrjen për aplikim te kolegët tuaj!

Bordi Shkencor

Prof. assoc. Dr. Mirvan Xhemaili

Dr. Aida Alla 

Dr. Uranela Demaj

Prof. ass. Dr. Marika Butskhrikidze 

Prof. ass. Dr. Venera Llunji

 Prof. ass. Dr. Xhavit Rexhaj 

Prof. assoc. Dr. Isa Spahiu 

Prof. ass. Dr. Hysen Kasumi

Prof. ass. Dr. Aleksandar Takovski

Prof. ass. Dr. Qatip Arifi

Dr. Flora Maliqi

Bordi Organizativ

Dr. Aida Alla

Dr. Uranela Demaj

Prof. Ass. Dr. Hasan Saliu

Vendi i konferencës

Kolegji AAB, Ndërtesa #6,
Zona Industriale, Prishtine – FusheKosove, 10000 Prishtine,
Republika e Kosovës

Contact: [email protected]

Informata shtesë

Titulli i punimit, mundësisht jo më shumë se 12-13 fjalë

Titulli, Emër e Mbiemër
Institucioni XY, vendi
email: [email protected]


Abstrakt

Abstrakti është në thelb një paragraf i vetëm që përmbledh pyetjet thelbësore të një studimi, në 200-250 fjalë. Rekomandohet që abstrakti të përmbajë shkurtimisht: a. Hyrje-përshkrim i shkurtër i sfondit të kërkimit; b Qëllimet: përshkrim i shkurtër i ç’ka dëshironi të arrini; c Metodat / procedurat; d Rezultatet / gjetjet; e Konkluzionet / implikimet. Të gjitha këto duhet të bëhen në një tekst koherent. Abstrakti është në thelb një paragraf i vetëm që përmbledh pyetjet thelbësore të një studimi, në 200-250 fjalë. Rekomandohet që abstrakti të përmbajë shkurtimisht: a. Hyrje-përshkrim i shkurtër i sfondit të kërkimit; b Qëllimet: përshkrim i shkurtër i ç’ka dëshironi të arrini; c Metodat / procedurat; d Rezultatet / gjetjet; e Konkluzionet / implikimet. Të gjitha këto duhet të bëhen në një tekst koherent. Abstrakti është në thelb një paragraf i vetëm që përmbledh pyetjet thelbësore të një studimi, në 200-250 fjalë. Rekomandohet që abstrakti të përmbajë shkurtimisht: a. Hyrje-përshkrim i shkurtër i sfondit të kërkimit; b Qëllimet: përshkrim i shkurtër i ç’ka dëshironi të arrini; c Metodat / procedurat; d Rezultatet / gjetjet; e Konkluzionet / implikimet. Të gjitha këto duhet të bëhen në një tekst koherent. 

Fjalë kyç: mësimdhënie, gjuhësi, konsumatorë. (5-6 fjalë kyç).