“Qëndrueshmëria ekonomike e vendeve të Ballkanit dhe sfidat eurointegruese”
Prishtinë: 26.05.2018 - 26.05.2018
Tipi: Konferencë Ndërkombëtare
Organizator:
Kolegji AAB në partneritet me:
Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës,
"FON University" Republic of Macedonia,
Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Osjekut - Kroaci,
Instituti për Hulumtime Shkencore dhe Zhvillim - Ulqin
Qëllimi kryesor i kësaj konference është të nxisë debatin shkencor ndërmjet ekspertëve, profesorëve, menaxherëve lokalë, kombëtarë e ndërkombëtarë, duke prezantuar rezultatet hulumtuese te tyre për sfidat ekonomike me të cilat ballafaqohen bizneset, autoritetet kompetente për politikat ekonomike si dhe grupet e ndryshme që janë të involvuara në proceset ekonomike.