Sfidat e zhvillimit në një shoqëri që ndryshon: Gjetje nga studime me adoleshentë dhe të rinj

Universiteti i Tiranës, Tiranë: 02.12.2016 - 02.12.2016

Tipi: Konferencë Ndërkombëtare

Organizator:

Kolegjin AAB, Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina” dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës

Shoqëria shqiptare në këto dekada të fundit po përballet me sfida të mëdha e të ndjeshme në të gjitha aspektet. Ndryshime të dukshme në nivelet makro dhe mikro kanë një impakt të pashmangshëm në drejtimin që zhvillohet individi. Ndryshimet e ndryshme dhe të shpejta sociale, kulturore, teknologjike, ekonomike dhe demografike të viteve të fundit paraqesin sfida të reja dhe ofrojnë mundësi të reja për adoleshentët dhe të rinjtë. Adoleshenca dhe rinia janë faza të jetës që karakterizohen me ndryshime intensive. Megjithatë, si ndryshon vetë natyra e adoleshencës dhe e rinisë? Kur kontekstet sociale bëhen në thelb të ndryshme, a çon kjo në një transformim rrënjësor të proceseve të zhvillimit social dhe psikologjik të adoleshentëve dhe të rinjve? Individët që përjetojnë këto ndryshime shoqërore përfaqësojnë një fokus të veçantë për studiuesit, të cilët ofrojnë evidenca empirike në vëmëndjen e zhvillimit profesional dhe akademik.

Programi i konferences