Siguria, paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm në botën e trazuar

Prishtinë: 12.09.2024 - 12.09.2024

Tipi: Konferencë shkencore ndërkombëtare

Folës kryesorë:

  • Prof. Dr. Florian Bieber (TBC)
  • Prof. Assoc. Dr. Panagiotou Ritsa (TBC)

Organizatorë:
Fakulteti i Administratës Publike dhe Fakulteti Juridik, Kolegji AAB

në Partneritet me:

  • Universitieti i Evropës Juglindore – Maqedoni e Veriut
  • Šiauliai State University of Applied Sciences – Lithuania
  • University of Applied Sciences – Lithuania
  • Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
  • Sakarya University – Turkiye
  • Universiteti i Vlorës ”Ismail Qemali”

 

Agresioni i Rusisë në Ukrainë përveçse riktheu luftën në Evropë, dëshmoi sërish pafuqinë e ruajtjes së paqes nga OKB dhe ngjalli frikë dhe pasiguri në vendet fqinje të Ukrainës, të cilat disa prej tyre janë anëtare edhe të NATO-s. Ky agresion dëshmoi gjithashtu se Europa nuk mund të ketë më frikë nga “Ushtria e Kuqe”, por vetëm nga atomi rus. Përveç shkeljes së të drejtës ndërkombëtare, me sulmin e ndërrmarrë nga Rusia duke pushtuar një pjesë të konsiderushme të territorit të një shteti sovran, agresioni rus mbi Ukrainë duhet të konsiderohet si një nga demonstrimet më të fundit dhe më relevante në lidhje me efektet e gjera të konflikteve të armatosura në ekonomitë globale dhe tregjet financiare (Pisera et al., 2024). Nga veprimet ushtarake ruse, Evropa Perëndrimore vendosi sanskone, por njëherësh kjo e gjeti të papërgatitur edhe vetë perendimin sa i përket  sigurimit të resurseve  energjetike, e veçanërisht gazit, ndërsa vendet e Vishegradit (Çeki, Hungari, Poloni dhe Slovaki) që ishin thellësisht të varura nga energjia ruse, rivlerësuan pozicionin e tyre gjepolitik dhe energjetik (Zuk et al., 2023). Gjermania ndërkaq që ishte rehatuar me dekada nga përfitimet energjetike ruse, u gjind para një situate që perceptohet gjerësisht si një “Zeitenwende”, një moment i rëndë mosbesimi ndaj politikës së jashtme gjermane dhe te sigurisë në raport me Rusinë (Bunde, 2022).

Administratat e vendeve europiane kanë pasur një rol të rëndësishëm në përballimin e krizës së shkaktuar nga agresioni rus. Ato kanë qenë thelbësore në zbatimin e sanksioneve ekonomike dhe koordinimin e përgjigjeve të përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë.

Lufta Israel-Gaza në anën tjetër ka prekur ndërgjegjen e studentëve në Europe dhe ShBA, ndërsa Izraeli po sfidon thirrjet dhe vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale e cila kërkon arrestimin e liderit të Hamasit dhe kryeministrin Izraelit, ashtu si dhe arrestimin e Putinit për krimet në Ukrainë. Disa vende europiane njohën shtetit e Palestinës, ndërsa sfida e drejtësisë ndërkombëtare mbetet se kur do të mund të dalin para drejtësisë ndërkombëtare të akuzuarit për krime.

Ndërkaq, rajoni i Ballkanit në Europë mbetet gjithashtu një vend i trazuar ku  autoritari Dodik kërcënon Paqen e Deytonit dhe Serbia që heziton marrëveshje me Kosovën, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, duke njohur kështu krimet e kryera serbe në Bosnjë. Ndërsa, në vetë vendet e Ballkanit Perëndimor kemi një rritje të autoritarizmit (Bieber, 2020); Moska në vazhdimësi bën përpjekje ta mbajë këtë rajon ndërmjet BE-së dhe Rusisë (Panagiotou, 2021) dhe Serbia mbetet i vetmi vend i rajonit që jo vetëm që nuk i ka vënë sanksione Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës, por madje ka forcuar lidhjet strategjike me Moskën. Sipas Këshillit Rus për Çështje Ndërkombëtare, parimet kryesore të politikës së jashtme ruse janë që Moska të pengojë sa më shumë zgjerimin e NATO-s në Ballkan, ta ruajë Ballkanin si një kartë eventuale për negociata me Brukselin dhe, Rusia të mbetet fuqi dhe të ruajë idenë e vëllazërisë sllave dhe unitetin fetar (Entina & Pivovarenko 2019; Panagiotou, 2021).

Mosmarrëveshjet në Ballkan nuk janë zgjidhur përfundimisht. Kosova dhe Serbia vazhdojnë pambarim bisedimet ende të pafrytshme, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet ende e stagnuar për tensionet e brendshme identitare në raport me Bullagrinë. Qeveria dhe presidentja e re e dalë nga zgjedhjet e fundit atje, deklarativisht kanë sfiduar marrëveshjet e deritanishme me Greqinë dhe kanë shprehur një ngurtësi për përmbylljen e kontestit me Bullgarinë në procesin e përafërimit me BE-në.

Kosova, e cila ende nuk është njohur nga të gjitha vendet e BE-së, tani lëviz pa viza, por ende mbetet larg integrimit në BE, edhe për shkak të pengesave serbe.

Prandaj, qëllimi i kësaj konference është të bëjë bashkë studiuesit, politikëbërësit dhe  profesionistët nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtës ndërkombëtare, ekonomisë dhe fushave të afërta me to, për të analizuar sfidat e sigurisë, drejtësië dhe qëndrueshmërisë ekonomike në një botë të trazuar. Prandaj ftojmë të interesuarit të dërgojnë abstrakt me problematikat e mësipërme dhe tematikat e mëposhtme, por duke mos u kufizuar vetëm në to:

  • Drejtësia ndërkombëtare në një botë konfliktuoze;
  • Krimet kundër njerëzimit në shekullin 21, sfida dhe specifika;
  • Inflacioni dhe vështirësimi i mirëqenies pas agresionit rus;
  • Sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm në rajon;
  • Maqedonia e Veriut mes krizës së identitetit, problemeve fqinjësore dhe BE-së;
  • Shqipëria dhe Kosova si faktor stabiliteti në rajon;
  • Sfidat me fuqinë punëtore në Ballkan pas heqjes së vizave;
  • Dezinformimi dhe lufta hibride;
  • Teknologjite në zhvillim dhe implikimet në siguri;
  • Ndryshimet gjeostrategjike dhe siguria globale;
  • Dinamikat e sigurisë rajonale;
  • E Drejta Penale Ndërkombëtare dhe përgjegjësia;
  • Rikonceptualizimi i sigurisë kolektive në Europë;
  • Siguria apo Drejtësia, relacioni prevalent ,si refleksion i luftes në Ukrainë;
  • Negociatat e paqes dhe zgjidhja e konflikteve;
  • Dinamikat politike dhe ndryshimet ideologjike ne Evropë;
  • Paqja dhe ndërmjetësimi në konfliktet e brendshme dhe ndërkombëtare
  • Politikat e emigrimit dhe ndikimi i tyre në stabilitetin rajonal;
  • Reforma në sistemet e drejtësisë për sigurimin e barazisë dhe drejtësisë sociale;
  • Politikat publike për parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë publike:
  • Sfidat e sigurisë kibernetike;
  • Paqja dhe siguria në rajonin e Ballkanit;
  • Pajtimi dhe ndërtimi i paqes pas konflikteve: praktikat dhe përvojat e administratave publike
  • Administrata publike dhe sfidat e euroskepticizmit në Ballkanin Perëndimor

Komiteti shkencor

  • Lorem ispum
  • Lorem ispum
  • Ass. Dr. Mentor Lecaj
  • Dr. Vrullim Buja
  • Asoc. Dr. Hasan Saliu
  • Asoc. Dr. Bashkim Rrahmani
  • Lorem ispum
  • Erjon Hitaj, PhD

Komiteti organizues

  • Asoc. Dr. Hasan Saliu
  • Dr. Vrullim Buja
  • Prof. Ass. Dr. Mentor Lecaj
  • Prof. Ass. Dr. Fatmir Qollakaj
  • Albulena Brestovci, PhD Cand.
  • Lorem ispum

Data të rëndësishme:

Dërgimi i abstrakteve: deri më: 15 korrik

Përgjigja për abstraktet e pranuara: 20 korrik

Mbajtja e konferencës: 12 shtator 2024

Pjesëmarrja: falas

Mënyra e prezantimit: fizikisht dhe online (google meet)