Simpoziumi I,

Titulli i konferencës

Qasja bio-psiko-sociale ndaj problemeve të shëndetit mendor

Koha e mbajtjes 07 Prill, 2017 e ardhshme
Url e konferences http://konferencat.aab-edu.net/sdnsh/
Organizator Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Psikologjisë dhe Fakulteti i Infermierisë, të Kolegjit AAB, në bashkëpunim me Institutin AAB
Lokacioni Prishtinë
Informata shtesë

Simpoziumi do të jetë një përvojë unike për të diskutuar gjetjet shkencore rreth temave të ndryshme të lidhura me shëndetin mendor, kurse një theks i veçantë do t’i  jepet depresionit dhe ankthit si tema bosht të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit (OBSH). Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë qasjet e  ndryshme si në aspektin e të dhënave biologjike, psikologjike dhe ato sociale. Ky simpozium do t’i kushtojë një rëndësi të veçantë edhe promovimit të hulumtuesve të rinj, duke krijuar një platformë të bashkëpunimit të tyre me hulumtues nga degë të ndryshme të shkencës.

Simpoziumi do të jetë i hapur për studiues, studentë dhe profesionistë të fushave të shëndetësisë, psikologjisë, sociologjisë dhe disiplinave të tjera sociale dhe humanistike.

Simpoziumi është i akredituar nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës. Pjesëmarrësit aktiv në simpozium marrin nga 20 pikë, përderisa pjesëmarrësit pasiv marrin nga 15 pikë.

 

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO