Dekanati i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike zhvillon takim me themeluesit e kompanisë zvicerane “DigIT Consulting GmbH”

19 Mars 2024
The Dean of the Faculty of Computer Sciences holds a meeting with the founders of the Swiss company "DigIT Consulting GmbH"

Sot është zhvilluar takim mes dekanatit të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe themeluesve të kompanisë “DigIT Consulting GmbH”.

Kompania “DigIT Consulting GmbH” e cila funksionon edhe në Prishtinë, ka për mision sigurimin e qasjes të lehtë dhe efikase për hyrjen në botën e digjitalizimit, duke shfrytëzuar potencialet e tregut ndërkombëtar në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Qëllimi i këtij takimi ishte që të fillohet me implementimin e një kurrikule të përbashkët, në mënyrë që nevojat e industrisë të jenë në harmoni me pjesën teorike që ofrohet në fakultet. Andaj si hap i parë i bashkëpunimit pritet të mbahen disa ligjërata të përbashkëta mes dy palëve pjesëmarrëse në takim.

Ky takim u zhvillua në vazhdën e takimeve me përfaqësues nga industria për të diskutuar rreth mundësive për bashkëpunim.

Share: