Dekani i Fakultetit Ekonomik Medain Hashani ka përfaqësuar Kolegjin AAB në International Staff Week e organizuar nga Savonia University of Applied Sciences në Finlandë.
Hashani ka kontribuar në temat e diskutuara me profesorët dhe studentët që ishin “Nisja për sfidën e madhe të Ekonomisë së Gjelbër”, “Prezantimi i Programit Master për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Orientuar në të Ardhmen”, “Krijimi i bashkëpunimit dhe përmbajtjes së kursit të përbashkët në ekonominë e gjelbër” dhe “Ndikimi i institucioneve të arsimit të lartë në ekonominë e gjelbër”.
Ai gjithashtu ka inicuar nënshkrimin e marrëveshjeve me këto universitete pjesëmarrëse në International Staff Week 2024: University of Applied Sciences Hochschule Worms- Gjermani, Hochschule Emden-Leer – Gjermani, Politechnika Koszalinska – Poloni, University of Finance and Administration – Çeki, National Technical University – Ukraine, Faculty of Management and Marketing.